Rreth Nesh

RRETH NESH

vizioni

VIZIONI

Adriatic Strategic Lab synon të kontribuojë për një Shqipëri të integruar në Bashkimin Europian, të përfshirë plotësisht në marrëdhëniet transatlatike si dhe të profilizuar e të spikatur si faktor thelbësor euro-atlantik në rajon.

Qellimi

QËLLIMI

Adriatic Strategic Lab ka si qëllim të nxisë dhe të mbështesë procese dinamike dhe gjithë përfshirëse për diskutimin, hartimin, zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave të rëndësishme në funksion të qeverisjes së mirë, zhvillimit dhe mbrojtjes së demokracisë, mbrojtjes së interesave kombëtare, integrimit euroatlantik, bashkëpunimit rajonal dhe reformave të rëndësishme të zhvillimit.

Adriatic Strategic Lab  synon të realizojë qëllimin e tij në bashkëpunim me publikun, aktorët qeverisës, partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë në tërësi, në bazë të bindjes, se vetëm pjesëmarrja efektive e publikut granton të ardhme të qëndrueshme për të gjitha politikat dhe strategjitë.

Ekipi

EKIPI

Adriatic Strategic Lab është një platformë që bën bashkë eksperiencën e gjatë, kualifikimin ekselent dhe qasjen inovative e mendjehapur.

Ekipi i Adriatic Strategic Lab përbëhet nga profesionistë me karriera të spikatura kombëtare dhe ndërkombëtare nga të gjitha nivelet e udhëheqjes politike, strategjike, menaxheriale, akademike, administrative dhe teknike.
Adriatic Strategic Lab bëhen bashkë politikanë, akademikë, diplomatë, ushtarakë, ekspertë të sigurisë, të ekonomisë, të shkencës dhe teknologjisë dhe të fushave të tjera, të cilët ndërveprojnë të lirë në një mjedis frymëzues shkëmbimi dhe bashkëpunimi.