FUSHAT E AKTIVITETIT/VEPRIMTARISË

FUSHAT E AKTIVITETIT/VEPRIMTARISË

Adriatic Strategic Lab e përqëndron veprimtarinë në fushat e mëposhtme:

  1. Realizimi i studimeve, projekteve dhe trajnimeve në disa drejtime të rëndësishme si:
    • Politika dhe strategjia e sigurimit kombëtar,
    • Mbrojtja e vendit,
    • Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare,
    • Integrimi dhe marrëdhëniet euroatlantike,
    • Mbrojtja e demokracisë,
    • Ekonomia,
    • Siguria energjitike,
    • Siguria kibernetike,
    • Mbrojta e infrastrukturës kritike kombëtare,
    • Mbrojtja e mjedisit dhe e pasurive publike dhe kombëtare,
    • Mbrojtja civile dhe emergjencat civile,
    • Rendi dhe siguria publike.
  2. Realizimi i studimeve, analizave, sondazheve dhe projekteve, që kontribuojnë në përfshirjen aktive dhe të gjerë të publikut e të shoqërisë civile në diskutimin, hartimin dhe në zbatimin e politikave të rëndësishme në funksion të një shoqërie dhe të një vendi më të drejtë, më të sigurtë dhe të integruar fort në arkitekturën euroatlantike të sigurisë.
  3. Nxitja dhe mbështetja e dialogut rajonal dhe euroatlantik në funksion të përfshirjes së shoqërisë civile dhe të rinjve nga vende të ndryshme në projekte që kontribuojnë në forcimin e indentitetit dhe të marrëdhënieve euroatlantike.
  4. Kryerja e studimeve dhe projekteve në funksion të hartimit të reformave të rëndësishme si dhe monitorimit të zbatimit të atyre që janë në proces, nga institucionet qendrore dhe vendore, të pushtetit ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësor.
  5. Matje të ndryshme përmes sondazheve dhe formave të tjera moderne që testojnë nivelin e pjesëmarrjes, të mbështetjes apo të kënaqësisë së opinionit publik për politikat, strategjitë, reformat dhe projektet që janë objekt i veprimtarisë së Adriatic Strategic Lab.
  6. Publikimi i produkteve të veprimtarisë, duke përdorur format dhe mjetet që mundëson teknologjia moderne.
  7. Realizimi i veprimtarive të ndryshme publike si konferenca, prezantime, diskutime, promovime me pjesëmarrje të hapur publike apo edhe përmes përdorimit të formave moderne të komunikimit si rrjetet dhe platformat sociale, televizionit, radios, podcast-eve dhe mjeteve të tjera në pajtim me hapësirat dhe kriteret ligjore në fuqi.