Adriatic Strategic Lab

Adriatic Strategic Lab synon të kontribuojë për një Shqipëri të integruar në Bashkimin Europian, të përfshirë plotësisht në marrëdhëniet transatlatike si dhe të profilizuar e të spikatur si faktor thelbësor euro-atlantik në rajon.

text

“Qëllimi Ynë”

– Adriatic Strategic Lab ka si qëllim të nxisë dhe të mbështesë procese dinamike dhe gjithë përfshirëse për diskutimin, hartimin, zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e politikave të rëndësishme në funksion të qeverisjes së mirë, zhvillimit dhe mbrojtjes së demokracisë, mbrojtjes së interesave kombëtare, integrimit euroatlantik, bashkëpunimit rajonal dhe reformave të rëndësishme të zhvillimit.

Adriatic Strategic Lab synon të realizojë qëllimin e tij në bashkëpunim me publikun, aktorët qeverisës, partnerët ndërkombëtarë dhe shoqërinë në tërësi, në bazë të bindjes, se vetëm pjesëmarrja efektive e publikut granton të ardhme të qëndrueshme për të gjitha politikat dhe strategjitë.

Ekipi

Engaging-People-Icon-Image-1400x800
Adriatic Strategic Lab është një platformë që bën bashkë eksperiencën e gjatë, kualifikimin ekselent dhe qasjen inovative e mendjehapur.
AdobeStock_350120584 reduced
Ekipi i Adriatic Strategic Lab përbëhet nga profesionistë me karriera të spikatura kombëtare dhe ndërkombëtare nga të gjitha nivelet e udhëheqjes politike, strategjike, menaxheriale, akademike, administrative dhe teknike.
Influencer, opinion leader, team leader, CEO, market leader, and another business leading concepts.
 Në Adriatic Strategic Lab bëhen bashkë politikanë, akademikë, diplomatë, ushtarakë, ekspertë të sigurisë, të ekonomisë, të shkencës dhe teknologjisë dhe të fushave të tjera, të cilët ndërveprojnë të lirë në një mjedis frymëzues shkëmbimi dhe bashkëpunimi.

Fushat e Aktivitetit/Veprimtarisë

Adriatic Strategic Lab e përqëndron veprimtarinë në fushat e mëposhtme:

  1. Realizimi i studimeve, projekteve dhe trajnimeve në disa drejtime të rëndësishme si:
    • Politika dhe strategjia e sigurimit kombëtar,
    • Mbrojtja e vendit,
    • Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare,
    • Integrimi dhe marrëdhëniet euroatlantike,
    • Mbrojtja e demokracisë,
    • Ekonomia,
    • Siguria energjitike,
    • Siguria kibernetike,
    • Mbrojta e infrastrukturës kritike kombëtare,
    • Mbrojtja e mjedisit dhe e pasurive publike dhe kombëtare,
    • Mbrojtja civile dhe emergjencat civile,
    • Rendi dhe siguria publike.
  2. Realizimi i studimeve, analizave, sondazheve dhe projekteve, që kontribuojnë në përfshirjen aktive dhe të gjerë të publikut e të shoqërisë civile në diskutimin, hartimin dhe në zbatimin e politikave të rëndësishme në funksion të një shoqërie...